.
×

Qeveria e vonuar, EQAR do ta vendose Kosovën nga ‘anëtar’ në ‘anëtar nën shqyrtim’



Fikri Mehmeti

 

 

Institucionet e arsimit të lartë dhe studentët do të pësojnë edhe më shumë nga ENQA DHE EQAR-i. Kosova u vonua të përmirësoje gabimin.

 

Sot është dashur me urgjencë të emërohen anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, për arsye se me 19 prill (pas 3 dite) ENQA do ta shqyrtojë rastin e Kosovës, statusi i së cilës është propozuar të zbritet nga ‘anëtar’ në ‘anëtar nën shqyrtim’.

 

Kjo vonesë e emërimit të anëtarëve të rinjë do ti sjelle pasoja Agjencisë Kosovare për Akreditim. Nëse sot do të emëroheshin anëtarët e rinjë, do të evitoheshin dëmet tjera të cilat do të i ndodhin AKA-së, universiteteve dhe studentëve. Por duket se kjo qeveri nuk është e interesuar për ti përmiresuar gabimet me kohë.