[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Qentë endacakë rrezik për qytetarët e Prishtinës



Prania e qenve endacak në rrugët e qytetit të Prishtinës është kthyer në një prej problemeve kryesore të banorëve, ata i gjen në çdo rrugë, në çdo lagje, duke rrezikuar qytetarët e metropolit të Prishtinës, shkruan Botapress.info

Qentë e rrugëve janë problem gjithmonë aktual pasi Qeveria e as komuna e Prishtinës nuk po marrin masa në lidhje me këtë çështje. Shumica e këtyre qenve jetojnë në rrugë, në kushte jo të mira dhe duke u ushqyer me mbeturina ku lehtë mund të bëhën edhe bartës të shumë semundjeve të rrezikshme të cilat lehtë mund të jenë të transmetueshme tek njeriu, shkruan Botapress.info

Herë pas here qytetarët i bëjnë apel institucioneve si Qeverisë dhe komunës për të ndërhyrje për zgjidhjen e këtij problemi, pasi kohëve të fundit jo pakë persona kanë përfunduar në spital nga kafshimi i tyre . Megjith atë komuna e Prishtinës ka nisur disa herë fushatën për largimin e qenve nga rruga por ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, pasi qentë endacak mund të gjesh me dhjetra kudo, kështu duke rritur rrezikun për sëmundje, shkruan Botapress.info

Botapress sot ka bërë një video të shkurtër kur në njëren prej rrugëve kryesore afët “Ambasadës së Zvicrës” dhe afër “Parkut të Qytetit” kanë vershuar rrugën qentë endacak duke i friksuar qytetarët për të levizur lirshëm në atë pjesë, shkruan Botapress.info

VIDEO

Menu Title