.
×

Qeni i stanit drejton tufën e deleve, turisti gjerman çuditet dhe poston videon nga Gjirokastra



Një turist gjerman është çuditur gjatë një udhëtimi në Malin e Gjerë në Gjirokastër, kur pa një qen të bardhë stani, i cili u jepte udhëzime tufës së deleve pasi kjo e fundit kishte bllokuar rrugën e makinave.

Qeni i stanit me gëzof të bardhë, u shfaq i përzier me tufën e deleve që po bllokonin trafikun e makinave teksa po ecnin përgjatë një rruge.

Turisti gjerman i kishte filmuar këto pamje në Malin e Gjerë në Gjirokastër, pamje të cilat u bënë më pas virale në internet.

Turisti Matthias Goedeking janë në një turn ë vendet ballkanike, ku bashkë me shokët e tij të udhëtimit panë një tufë delesh në rrugë dhe bariun e tyre.

Ndërsa ata ngadalësuan për të mos goditur delet, turisti gjerman nxori telefonin e tij dhe filmoi skenën e deleve të bardhë nga makina.

Mes tringëllimave të deles udhëheqëse, në video turistët dëgjohen duke thënë se ku është qeni pasi ishte bërë i padukshëm mes deleve të tjera të bardha.