[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Qendrat e Autizmit në Kosovë ballafaqohen me probleme të shumta (VIDEO)



Kosova ka disa qendra në Komuna të ndryshme ku trajtohen fëmijët me autizëm, veçse në këto qendra mungojnë ndjeshëm kushtet elementare për punë e zhvillim.

Edhe Besfort Berisha dërgon çdo ditë vajzën e tij në qendrën për autizëm në Prishtinë, qendër që sipas tij ka shumë probleme.

Kjo pasi që  në këto ambiente, veç tjerash përballen edhe me të ftohtit, njofton Klan Kosova.

Si pasojë fëmijët jo rrallë po përfundojnë të sëmurë.

Kjo po e vështirëson punën e trapistëve. Sipas Teuta Halilit, që është trapiste është pothuajse e pamundur të punohet në këto kushte për shkak të ftohtit.

Por në këtë qendër problem të madh e kanë edhe hapësirën. Lidhur më këtë çështje, ka premtime në Komunën e Prishtinës.

Pa subvencione, objekt të ngushtë dhe pa ngrohje, fëmijët me autizëm, kalojnë ditën edhe ne qendrën e Lipjanit.

Në fshatin Banull, në shkollën e re shoqata e autizmit, ka vetëm një hapësirë të vogël.

Ndërsa në komunë thonë se në këtë gjendje janë për shkak të numri të vogël të nxënësve.

Se këta fëmijë duhet të shkojnë në shkollë të rregullt, e thonë edhe psikologët, të cilët punojnë me fëmijë të prekur nga autizmi në shkollën “Ismajl Qemajli” në Prishtinë.

Autizmi bën pjesë në grupin e çrregullimeve që ndikojnë në zhvillimin nervor të fëmijës dhe karakterizohet nga tre simptomat e dukshme që kanë të bëjnë me dëmtimin e komunikimit dhe imagjinatës, dëmtimi i ndërveprimit social, si dhe sjellje të kufizuara e të përsëritura të fëmijëve. Të gjitha këto shenja shfaqen para se fëmija të mbushë tre vjeç.

Menu Title