[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Qasja e re e presidentit Trump ndaj shqiptarëve dhe Ballkanit



Botapress, 26 Janar – Kur president Donald Trump erdhi në pushtet, nuk ishin të paktë analistët që ishin të bindur se Kosova, po edhe i gjithë Ballkani, do të zhytej në harresë. Por ndërkohë që po mbyll mandatin e tij presidencial Trump ka vërtetuar të kundërtën duke treguar se SHBA nuk do të largohet kurrë nga Ballkani, pavarësisht se kush ulet në Zyrën Ovale shkruan ne nje analize te saj gazeta Tema nga Tirana, percjelle Botapress.
Edhe pse është përfshirë në tensione të jashtëzakonshme me Iranin dhe po përballet me një proces për shkarkimin e tij, Presidentit Donald Trump, por edhe një sërë zyrtarësh të nivelit të lartë të administratës së tij janë “ulur këmbëkryq” në rajon ku shqiptarët janë faktorë, shkruan Gazeta Tema, transmeton Klan Kosova.
Ditën që në Senatin Amerikan filloi gjyqi për shkarkimin e presidentit, i Dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe një nga njerëzit më të afërt të presidentit Trump, Richard Grenell do të njoftonte arritjen e marrëveshjes për rifillimin e futurimeve direkte Prishtinë-Beograd. Kjo marrëveshje u ndërmjetësua jo vetëm nga Grenell por edhe Këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien. Për këtë të fundit kjo ishte puna e tij e parë që kur mori detyrën, edhe pse të gjithë prisnin që ai të përqendrohej në çështje më urgjente si Irani, apo Kina.
Nuk është sekret që Trump kërkon arritjen e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës përpara mbylljes së mandatit. Por tabloja e politikës tij drejt Ballkanit Perëndimor, si dhe ajo e politikës SHBA-së drejt rajonit është shumë më gjithëpërfshirëse. SHBA-ja ka tanimë jo një, por dy të dërguar special për rajonin.
Opinionistët amerikanë kanë logjikuar kohët e fundit se Administrata Trump ka bërë tanimë ndarjen diplomatike mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor, duke i kushtuar përparësi këtij të fundit.
Investimi diplomatik në dialogun Kosovë-Serbi Kosovës ka bërë disa analistë ta rendisin Ballkanin së bashku me Korenë e Veriut dhe Iranin në agjendën e Administratës Amerikane. Vetë Trump ka demonstruar një interes personal për këtë çështje, duke u “mburrur” në Twitter për rinisjes e fluturimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në fillim të kësaj jave, ndërkohë që senatorët amerikanë diskutonin shkarkimin e tij, këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Robert O’Brien ishte në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke u takuar me presidentët e Serbisë dhe Kosovës.
Ndërkohë, i Dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, është duke u përqendruar tek vendet e tjera të rajonit, sidomos tek reforma në Drejtësi në vendin tonë. Palmer ka deklaruar së fundmi se presidenti Trump është tejet i përqendruar tek çështja e Kosovës dhe rajoni në përgjithësi.
Damon Wilson, kryetar i Këshillit të Atlantikut, një grup studimor global thotë se rajoni i ka ofruar gjithnjë presidentëve amerikanë tore të lehta, krahasuar me rajone të tjera si Lindja e Mesme.
“Kur asim për Ballkanin Perëndimor kemi të bëjmë me shtete demokratike që duan të jenë pjesë e Perëndimit strategjik, që kanë një vizion të përbashkët për të ardhmen e rajonit si një pjesë e zhvilluar e Europës, “tha ai. “Kjo i jep SHBA-së mundësi për të tore të rëndësishme diplomatike dhe edhe pse mund të duket e vështirë, në të vërtetë duket relativisht e lehtë kur e krahason me Iranin, Korenë e Veriut, apo Venezuelën.”
Wilson shtoi se dialogu Kosovë-Serbi i jep Shteteve të Bashkuara një shans për të treguar se ka qenë gjithnjë e pranishme në rajon dhe se ne nuk mund të lejojë që dikush tjetër të luajë rolin kryesor në Ballkanin Perëndimor.
James Hooper, një ish-diplomat amerikan dhe drejtori ekzekutiv i Këshillit të Veprimit në Ballkan me qendër në Uashington, tha se një përparim në lidhje me këtë çështje do t’i lejojë Trumpit të rriste ndikimin e SHBA-së në mbarë Europën.
“Kjo është një mundësi e madhe sepse Grenell është një person serioz dhe ai ka shumë ndikim në Shtëpinë e Bardhë,” tha ai.
Sipas një sondazhi, sot shqiptarët e Kosovës i japin Trump pikë shumë të lartë mbështetjeje, 75 për qind, më shumë sesa çdo vend tjetër në botë. Si vendi më pro-amerikan në botë, Kosova është qendra e veprimit të SHBA-së në rajon.
Ballkani është jetik për strategjinë ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, pasi mund të luajë një rol kryesor në vizionin e Amerikës për një komunitet më të fortë transatlantik.
Por ndryshe nga presidenti Obama, Trump ka kuptuar nëse i afrohet rajonit me investime ekonomike, askush nuk ka nevojë për burokracinë e Komisionit Europian, ndikimin e dëmshëm të Putinit, investimet e Kinës apo pastrimin e parave nga sheikët e Lindjes së Mesme. Korporata e Investimeve Private, USAID-i dhe Korporata e Mijëvjeçarit janë prej kohësh aktive në rajon. Sidoqoftë, ajo që Trump ka kuptuar është se rajoni ka nevojë në të vërtetë është investimi privat i kompanive amerikane.
Sigurisht nxitja e investimeve në Ballkanin Perëndimor do të përmirësojë cilësinë e jetës në rajon, por nuk do të konsistonte në qeveritarë të përgjegjshëm. Kjo është edhe arsyeja përse administrata Trump u ka dhënë fund politikave të mëparshme të Shtëpisë së Bardhë për nxitjen dhe imponimin e politikave sociale në rajon dhe ndërhyrjeve të panevojshme në politikën e brendshme të kombeve ballkanike. Këto aktivitete ishin më shumë destabilizuese sesa të dobishme. Tanimë Shtetet e Bashkuara duket se po përqendrohen në mënyrë konstruktive në përmirësimin e demokracive të brendshme të rajonit, duke forcuar bashkëpunimin ekonomik rajonal, si Mini Shengeni Ballkanik dhe luftuar korrupsionit. Tani që Trump i ka dhënë një fytyrë ndikimit të Amerikës në rajon, Shtetet e Bashkuara janë më shumë se kurrë të pranishme në Ballkanin Perëndimor. (Marre nga gazeta Terma- Tirane)

Menu Title