[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Qalaj tregon se sa gjoba u shqiptuan dje ndaj atyre që s’i respektuan masat anti-COVID



 

Policia e Kosovës nuk po i kursen qytetarët që nuk po i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka thënë për Gazetën Express se vetëm dje, nga ora 07:00 deri në orën 19:00 janë shqiptuar 618 gjoba, ndërsa tha se janë dhënë edhe 107 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve që dje i u hasën duke shpërfillur masat anti-COVID.

“Më datë 22.09.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga Policia janë shqiptuar 618 gjoba sipas Ligjit të ri anti-COVID dhe janë dhënë 107 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve”, ka thënë Qalaj.

Menu Title