[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Qalaj: Një numër i madh i personelit shëndetësorë nga Serbia kanë hyrë në Kosovë



 

Botapress, 4 Prill – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një konferencë të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se që kur ka filluar çështja e pandemisë në vend, një numër i madh i personelit shëndetësorë nga Serbia ka hyrë në Kosovë, me ç’rast kanë shkuar në komuna të ndryshme ku ka serb, raporton “Zëri.info”
“Që kur ka filluar çështja e pandemisë në Kosvë me leje ka hyrë një numër mjaft i madh i personelit shëndetësorë nga shteti Serbisë, i cili ka shkuar në qytete të ndryshme si në Graqanicë e Mitrovicë. Asnjë individë nuk ka hyrë në Kosovë pa leje”, ka thënë ai.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se disa ekipe kanë shkuar në Veri për të marrë mostra, me çrastë kanë marrë 93 mostra, nga të cilat tri kanë dalur pozitive

Menu Title