.
×

Pushuan më shumë se të tjerët, kështu u dënuan



Trajneri i PSG, Laurent Blanc, ka vendosur të dënojë Edison Cavanin dhe Ezequiel Lavezzin, pasi që këta të dy, u kthyen katër ditë më vonesë pas pushimit të dimrit.

Dyshja nga Amerika Latine, kanë humbur stërvitjet me skuadrën në Marok, ku zhvilluan edhe një ndeshje miqësore me Interin.

Lavezzi dhe Cavani, nuk kanë të drejtë të stërviten me skuadrën deri ditën e shtunë, ndërsa nuk do të paraqiten në dy ndeshjet e ardhshme me skuadrën kampione të Francës.

“Lavezzi dhe Cavani do të stërviten larg skuadrës deri ditën e shtunë, dhe nuk do të paraqiten në dy ndeshjet e ardhshme”, deklaroi Blanc.

“Është e papranueshme. Kur dikush vendos projektin e tij personal mbi të kolektivit, unë duhet të bëhen me radikal”.

Kjo mund të bëjë që të dy këta futbollistë, të kërkojnë largimin nga Franca. Për Lavezzin ka disa oferta nga Italia, ndërsa Cavani kohë më parë, kërkohej nga United