.
×

Punonjësit e prokurorisë së Tiranës japin rrogën mujore për të prekurit e tërmetit



Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se do të japë një rrogë mujore në shenjë solidariteti për të prekurit dhe familjarët e viktimave nga tërmeti shkatërrimtar I 26 nëntorit.

Njoftimi:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka mbledhur në shenjë solidariteti një shumë monetare nga të gjithë punonjësit e saj, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore dhe punonjës të administratës, shumë monetare kjo që do shkojë në favor të të prekurve nga tërmeti dhe familjet në nevojë. Gjithashtu një grup pune i ngritur në këtë prokurori po merret me mbledhjen e kontributeve të tjera me qëllim shpërndarjen e tyre tek familjet në nevojë.