[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Punëtorët e Postës me protestë, kërkojne shkarkimin e Kryetarit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (Foto)



Sot para Kuvendit të Kosovës ka filluar protesta e punëtorëve të PTK-së.

Ata kërkojnë anulimin e vendimit ose dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (KAKK), Valon Prestreshi, i cili me ndihmën e 2 nga gjithsejtë 5 anëtarë të KAKK, ka nxjerrë një vendim të padrejtë dhe të paligjshëm, që dëmton financiarisht mbi 1000 punëtorë dhe mbi 1000 familje, për interesa të 3-4 kompanive private, transmeton Koha.net.

Sinidikatat sqarojnë se Preteshi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, që të mbyllin 43 zyra postare të Postës së Kosovës, të cilat ofrojnë shërbimin e pagesave në këto institucione.

Po ashtu, do të deponohet në Kuvendin e Kosovës, peticioni i nënshkruar nga të gjithë punëtorët e Postës, me të cilin kërkojnë shkarkimin e anëtarëve aktuale të KAKK-së.

Etrit Hoti, kryetar i sindikatës së punëtorëve të Postës ka thënë se vendimi është i paligjshëm dhe se vendimi është marrë tinëz postës.

“Ai është dashur që të konsultohet më menaxhmentin lidhur me këtë,por nuk na ka konsultuar asnjëherë”, ka theksuar Hoti.

Ai iu ka kërkuar deputetëve që të shkarkojnë anëtarët e Autoritetit të Konkurencës, pasi sipas tij, duke dëmtuar postën e dëmton edhe shtetin.

Ai ka thënë se zyrat nuk do të mbyllen me vendime, siç ka thënë të paligjshme.

Menu Title