.
×

Punëtorët “e kanë humbur besimin te Inspektorati i Punës”



Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka adresuar disa akuza për Inspektoratin e Punës për gjendjen e punëtorëve në Kosovë duke thënë se kjo ka bërë edhe Sindikata edhe punëtorët ta humbasin besimin te ky institucion.

“Hallka zingjirore e sigurisë në punë është së pari te Ministria e Punës, Inspektorati, pronari i kompanisë dhe normalisht edhe punëtori”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Inspektorati i Punës ka inspektorë që nuk e meritojnë të jenë aty. Në një rast kur ne ju kemi shkruar Inspektoratit në Pejë se shkoni në këtë vend dhe shikoni se punëtorit nuk i është paguar trusti, pushimi vjetor apo për stazh të punës”.

Në përgjigje na është kthyer që ku po e shihni atë nen ose ligj që pronari i kompanisë duhet të ta paguajë stazhin. Merreni me mend çfarë raporti zyrtar na lëshon. Po flas me argumente që janë në zyre”.

“Kemi argumente të mjaftueshme që punëtorët shkojnë ankohen që ne i drejtojmë dhe inspektori thotë neni 48 e obligon punëdhënësin që të bëjë pagesën e stazhit të punës. Ata ia kthejnë se kanë bërë shumë ankesa dhe raporti është kthyer negativ për këtë nuk dëshirojnë që inspektorët ta humbin vendin e punës”.

“Pjesa më e madhe e kompanive të mëdha kanë lidhshmëri me Inspektoratin e Punës që ata nuk e kryejnë detyrën si duhet dhe si pasojë punëtorët e kanë humbur besimin te Inspektorati i Punës”.

“Te çështja e besueshmërinë te Inspektorati është shumë reale që punëtorët e kanë humbur shpresën po ashtu edhe Sindikata”.