.
×
1130-678x470

Punë dhe tokë në Kanada, njoftimi që bëri bujë në rrjetet sociale (FOTO)



“Kam një dyqan në qendër të Cape Breton-it, ishull me plot mundësi punësimi, tokë dhe potencial, por me pak njerëz”. Kështu nis një letër e gjatë e publikuar në “Facebook” nga dy gra kanadeze.
Heather e Sandee, vajzat e një fshatari që kishte në pronësi dyqanin ‘The Farmer’s Daughter Country’, në fshatin Whycocomagh në Cape Breton, Kanada, kanë kërkuar punonjës, duke vendosur vetëm një kusht: ai që pranon të punojë, duhet të rrijë atje jo më pak se 5 vjet.
Gratë kanë ofruar vend puna dhe një hapësirë toke, për njerëz “që janë në kërkim të jetës së thjeshtë dhe pranë natyrës”.
Në pak kohë, kësaj kërkese i janë përgjigjur 3500 njerëz. Gratë kanë zgjedhur tri vajza por thonë se në pranverë do të shtojnë edhe 3-4 vende pune të reja.
Cape Breton është një zonë pak e populluar. Pak kohë më parë, ishulli ironikisht ftoi të gjithë amerikanët që duan të shpëtojnë nga kandidati Donald Trump, të shkojnë të vendosen atje.

918

823

634

542

453
278