.
×

Publikohet ngjarja ndërmjet Petroviq dhe zyrtarëve të Listës Srpska



Rreth orës 10:30 të ditës së sotme, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, është sulmuar sot nga dy persona, në afërsi të objektit të Kuvendit të Kosovës në një restorant.

Pas sulmit, me anë të një konference për media nga objektet e Kuvendit të Kosovës, Petroviq ka thënë se është sulmuar nga një ish-këshilltar i ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, në një prej restoranteve në qendër të Prishtinës.

“Në mëngjes isha mysafir në RTK, aty kam bërë disa deklarata rreth punës së ish-ministrit Rikallo, pra këtë e them se personi që me sulmoi ishte këshilltari i Rikallos, Millan Kostic. Ai fillimisht me ka sulmuar me fjalë të pahijshme. Unë u afrova dhe e pyeta se çfarë ishte puna, e mori shishen në dorë, dhe më tha që do të godas dhe do ta thyej kokën. Personi tjetër që ishte në tavolinë me të u afrua dhe më tha që do t’i qërojmë hesapet, dhe në atë rrëmujë më ra telefoni në dorë, dhe e mora telefonin, në dorë”, ka sqaruar për sulmin Petroviq.

VIDEO