.
×

Publikohet filmi “The Poison Rose”, ku Blerim Destani luan përkrah John Travoltës dhe Morgan Freeman



Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani, ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar. Ashtu siç është paralajmëruar edhe më parë, Destani është bërë pjesë e filmit hollivudian “The Poison Rose”.

Ky film tashmë është i disponueshëm në të gjitha kinematë botërore, dhe këtë e ka bërë të ditur vet aktori përmes një footgrafie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Filmi është i zhanrit thriller/mister, ndërsa regjisorë janë: George Gallo, Luca Giliberto dhe Francesco Cinquemani.

Në postimin e bërë në InstaStory, Blerim Destani ka etiketuar edhe dy aktorët me famë botërore që janë pjesë e këtij projekti: John Travolta dhe Morgan Freeman. Për suksesin në fjalë, aktori shqiptar është uruar nga figura të shumta publike në vend.