.
×

Publikohen imazhet zemërthyese të elefantit të torturuar, trupi i tij fshihet nën një kostum festivali



Fotografitë zemërthyese të një elefanti i cili është aq i dobët, saqë i dallohen të gjitha brinjët, janë shfaqur në rrjetet sociale.

Tikiiri, një elefant femër 70-vjeçar, do të punojë përkrah 60 elefantëve të tjerë për Festivalin Perahera në Sri Lanka këtë vit – pavarësisht trupit të saj të dobët dhe shëndetit të keq, transmeton Reporteri.net.

Festivali dhjetë-ditor budist përfshinë kafshët e dekoruara së bashku me një mori interpretuesish duke përfshirë kërcimtarë, magjistarë dhe muzikantë.

Fotografitë e tmerrshme të Tikiirit u ndanë nga Fondacioni “Save Elephant” për të shënuar Ditën Botërore të Elefantëve  që ishte të Hënën.