.
×

“Psycho” kundër njerëzimit dhe botës



 

Romani tashmë i njohur triler për publikun “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi që ka bërë bujë të madhe në media, shprehë urrejtjen kundër njerëzimit. Kryepersonazhi i vëren të tjerët që e urrejnë andaj ai obligohet t’i urrejë. Atë e bëjnë simbol të shumë gjërave jo të mira, e quajnë vrasës, maniakë, psikopatë, cinik, vrasës të Zotit, islamofob… Ai detyrohet t’i kundërpërgjigjet të gjithëve sepse përjashtohet nga shoqëria dhe dështon keq si shkak dhe pasojë e vetvetes. Në njërën anë shoqëria ka faj që nuk e ndihmon sepse shoqëria jonë është shoqëri interesi dhe kjo del nga monologët e kryepersonazhit. Shoqëria jonë është ajo që e prishë sistemin e jo sistemi shoqërinë. Romani duke si depresiv, por në vazhdim krijon etje për vëmendje, është pornografik Frojdian, gjithmonë i arsyeshëm në pornografi që shfaqet. Edhe femrat edhe meshkujt janë kurioz të dinë së çfarë ndodh në vazhdim të faqeve.

Në vazhdim po ju sjellim disa fragmente zhgënjyese nga shoqëria:

“Kamerierët, tregtarët, bodrumet, këto më kallnin datën zonjë. Madje kisha një urrejtje të veçantë për politikanët që kishin paturpësinë të zinin faqen e parë të gazetave, ose të dilnin në lajmet qendrore, me arritjet e tyre se gjoja Kosovën si shtet të pavarur e njohu edhe një shtet tjetër. Kurse në anën tjetër këta njerëz vjedhin nga taksat e qytetarëve të varfër. Ky është krim i vërtetë.

Lidhjet me njerëzit e sotëm qenë të njëjta, gradualisht i çakorduan. Shokët mbeten ata që ishin: Idiotë dhe përbuzës, shfrytëzues të mëdhenj. Ata vazhdonin të më lavdëronin, më përkëdhelnin harmoninë që gjenin te unë. Kalonin kohën me të qeshurat e mia. Unë nuk isha si ata isha shumë i ndjeshëm ndaj mospërputhjeve dhe shfrytëzimeve që më bënin. Shumë isha i cenuar. Një ditë u ndjeva shumë i akuzuar. Dhashë dorëheqje përgjithmonë nga ringu dhe shoqëria. Unë isha në rrethin e tyre, qaja çdo ditë, thyhesha edhe më shumë, ata më rrethonin, brohoritshin, vetja më dukej si në pozitë të akuzuarit. Një ditë thashë: Mos vallë jam në Gjykatë unë? Filloja pastaj të kërkoja te vetja çfarë kishte te unë për t’u gjykuar, te ata kishte shumë më shumë. Idiotë gjeja kudo përreth, lëpirës, dashakeqes, sypërtallës, thjeshtë ishin si ato lavire, që të kthehen për pak lekë. Ishin të fshehtë, qeshnin fshehurazi dhe vepronin kështu. Kisha dëshirë t’i kundërshtoja, dhe shumë i pengoja, madje këtë shpesh e bëja publikisht. Vetëm t’i shija të thyer. Ata nuk thyheshin dot sepse nuk qenë të ndjeshëm zotëri. Shpesh kur rrëzohesha, ose thyhesha, unë e arsyetoja këtë me çastin. Thosha: vetëm rastësia i ka fajet dhe kalon sepse është momentalisht. Dita e keqe nesër zëvendësohet me një ditë më të mirë. Vëmendja më thoshte se kam shumë armiq. Si ata që i njihja mirë si ata pak, unë e kuptova që kisha shumë armiq. Edhe nëse pas shumë vitesh, ata të kërkonin të pinin kafe me mua, nuk do më urrenin, sepse unë isha i dashur shumë për ta, e ata aspak me mua. Tash jam më i qetë, sepse takova vetëm armiq dhe u distancova, vazhdoj të jetoj në djepin e lumturisë. Në braktisje të plotë e zgjodha lirinë. Kur fillova të arrija sukses, vëreja se të gjithë çmendeshin, edhe një majmun do bëhej xheloz. Jeta ime lulëzonte, ktheja mbrapsht shumë oferta të forta dhe  propozime.”