.
×

PSG 6-1 Crvena Zvezda, FIFA fillon hetimet për kurdisje të ndeshjes



Në xhiron e kaluar në Ligën e Kampionëve, Paris Saint Germain ka demoluar skuadrën serbe nga Beogradi me rezultatin 6:1.
Kujtojmë hat-trickun spektakolar të Neymar, ku bëjnë pjesë edhe dy gola nga gjuajtja e lirë.

Sipas “L’Equipe” FIFA ka bërë thirrje tek autoritetet franceze që të nis një hetim për një kurdisje të mundshme të takimit.

Sipas disa zërave, një zyrtar i Crvena Zvezda ka dashur të vë bastin se skuadra nga Beogradi do të humbas me 5 gola diferencë.

Do të ishte shokuese për futbollin evropian nëse kjo do të ishte e vërtetë.