[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pse zgjohemi të lodhur nga gjumi?



Pas një gjumi të gjatë ju sigurisht prisni të zgjoheni të rifreskuar dhe energjik, por jo gjithnjë ndodh kështu. Fjala është për lodhjen që e përjetojmë menjëherë pas zgjimit në mëngjes. Edhe pse gjumi është një proces që ndihmon automatikisht çlodhjen e trupit dhe trupit.

Ky proces rigjenerimi mendor dhe fizik zgjat mesatarisht nga 7 deri në 8 orë.

Me siguri i mbani mend rastet kur jeni zgjuar më të lodhur e të plogësht se para se të mbyllnit sytë.

Kjo ndjesi sigurisht nuk është e pëlqyer për askënd dhe këto janë disa nga arsyet kryesore pse ndodh kjo.

Nëse zgjoheni të lodhur me shije të keqe në gojë, kjo është një simptomë gastroezofageale që ndodh kur lëngjet e stomakut kthehen në ezofag.

Studime të shumta kanë treguar se 1 në 4 njerëz që flenë pak dhe keq kanë këto simptoma.

Një arsye tjetër është nëse shkoni shpesh në tualet dhe keni parehati gjatë natës. Ky është një shqetësim për shumicën e të rriturve duke shkaktuar edhe mungesë të gjumit gjatë natës.

Sipas National Sleep Foundation, 3 në 5 të rritur vuajnë nga mungesa e gjumit. Kjo vjen për shkak të zgjimit nga nevoja për të përdorur tualetin më shumë se një apo dy herë në natë.

Nëse kur zgjoheni në mëngjes e gjeni veten në anën e kundërt të krevatit për shkak se keni lëvizur shumë ka disa arsye. Lëvizja e shumtë është një shenjë e sëmundjes së nervave të këmbëve.

Një sëmundje e quajtur Apnea e gjumit, është ku trupi ndalon së mëruri frymë për disa sekonda. Një numër i madh njerëzish vuajnë nga kjo sëmundje pa e kuptuar. Kjo është një sëmundje e cila ju ndërpret gjumin dhe ju heq oksigjenin.

Këto janë vetëm disa nga arsyet, që përtoni të nisni ditën posa të zgjoheni. Mundoni t’i shmangni këto probleme dhe të ndërroni stilin e jetesës  VIDEO

Menu Title