.
×

Pse u lige para PDK-së zonja presidente?!  



Deklarimet “…se zgjidhjet duhet të gjenden brenda kuadrit kushtetues, në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese” janë përralla politike të Arbër Vllahiut!

 

Bota press 1 tetor

 

Presidentja e vendit ka takuar edhe njëherë të gjithë liderët politikë të vendit në përpjekje për të gjetur “çelësin” e zgjidhjes së “portës së mbyllur” të Institucioneve të vendit. Por, përveç një deklarate publike mediale të cilën sigurisht se e ka shkruar Arbër Vllahiu, “njeriu i dytë” në Presidencë, asnjë propozim konkret nuk ka dhënë Presidentja Jahjaga pas këtyre takimeve.

Kështu presidentja e vendit Atifete Jahjaga, megjithëse ishte fuqizuar me aktvendimin  fundit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin asaj i jepen kompetenca shtesë për zgjidhjen e këtij “ngërçi politik”, megjithëse ka marrë përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, e mbi të gjitha nga SHBA-të, presidentja Jahjaga duket se po tregohet e pazonja që të marrë vendime të formatit të një lidereje të vendit, të cilat mbase do të kundërshoheshin nga liderët politikë, por mesiguri se do të merr përkrahjen e Qendrave të vendosjes ndërkombëtare.

Por presidentja e fuqishme me dokumente kushtetuese dhe me “infuzione” ndërkombëtare, duket se po liget shumë përballë liderëve politikë të vendit.

Kështu, presidente e ligë u tregua edhe sot, kur nuk arriti që të bind liderët për një takim të përbashkët.

Presidente e ligë u tregua edhe kur pas dy takimeve me të gjithë liderët politikë nuk arriti të thotë asnjë fjalë pas këtyre takimeve.

Ndërkaq fakti se kërkesën për shtyerje të seancës e bëri dhe e mori Flora Brovina e PDK-së atëherë shton dyshimet e ndikimit politik të PDK-së të presidentja e vendit.

Prandaj pse u lige para PDK-së zonja presidente?

Kurse deklarimet “…se zgjidhjet duhet të gjenden brenda kuadrit kushtetues, në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese” janë përralla politike të Arbër Vllahiut!

Presidentja e vendit u tregua edhe njëherë se është e fuqizuar artificialisht me letra por e ligë për të marrë vendime të mëdha të lidereje të parë të vendit. Ajo do të jetë presidente derisa ta mbajnë në pushtet “infuzionet ndërkombëtare” e jo se e meriton një post të tillë të të parës së vendit.