[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Pse serbët që hynë në Kosovë nuk futen në karantinë?”



Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka ngritur disa pyetje publike për ministrat ebqeverisë në detyrë, Arben Vitia dhe Xhelal Sfeçla për çështjen e karantinës.Gjoshi ka pyetur përmes faqes së tij në Facebook, Vitinë dhe Sfeçlën, se pse serbët që hynë çdo ditë nga Serbia në Kosovë nuk futen në karantinë?

Deklarata e plotë e Betim Gjoshit: PYETJE PUBLIKE PËR ARBEN VITINË DHE XHELAL SVEÇLËN.Tragjedia në karantinën e Qeverisë së Kosovës po vazhdon të trajtohet nga kjo Qeveri si një temë që do të harrohet me kalimin e kohës.

Ata po i ikin përballjes me këtë tragjedi. Ata duhet t’i përgjigjen këtyre pyetjeve publike: – Pse Agon Musliu u fut në karantinë, por jo edhe serbët të cilët hyrjnë dhe dalin nga Kosova pa asnjë ndalesë? – Po pra, pse? – Pse Qeveria e Kosovës nuk karantinon asnjëherë zyrtarët serbë të asaj ane që lëvizin gati çdo ditë në relacionin Kosovë – Serbi? –

Pse Qeveria e Kosovës karantinon vetëm shqiptarët e këtyre komunave? – Pse Qeveria e Kosovës nuk bëriDorëzimi i sovranitetit nga kjo Qeveri në duart e strukturave të dirigjuara nga Beogradi, po shkakton kaos dhe rrezik për shëndetin e popullatës së shtetit tonë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.Mosushtrimi i sovranitetit për të karantinuar të gjithë ata që hyjnë nga një shtet tjetër, në këtë rast edhe nga Serbia, ka bërë që në ETC-në e Mitrovicës infektimi të përhapet pikërisht nga qytetarë nga komunat veriore që hyjnë dhe dalin nga Serbia pas asnjë kontrollë.

Menu Title