.
×

Pse nuk ishte Shaqiri në darkën e Krishtlindjeve me Bayernin?



Xherdan Shaqiri ka munguar në darkën e Krishtlindjeve që është organizuar nga Bayern Munich. Ylli kosovar është detyrua të udhëtoj drejtë Zvicrës pasi e kishte babanë e sëmurë.

Pas fitores ndaj Bayer Leverkusenit me rezultat 1:0, lojtarët e Bayern Munichut së bashku me bashkëshortet e tyre ishin të ftuar në darkën e Krishtlindjeve.

Por, në kët darkë mungoi ylli kosovar Xherdan Shaqiri. Ky i fundit është detyrua të udhëtoj drejtë Zvicrës pasi e kishte babanë e sëmurë.

“Ne kemi mësuar se Xherdani ishte në Zvicër. Ai e ka pasur babanë me probleme shëndetësore në fundjavë, dhe është dashur të trajtohet nga mjeku. Shaqiri udhëtoi menjëherë për në Zvicër që ta ndihmoj atë”, shkruan tabloidi zviceran Blick.

Megjithëkëtë, Shaqiri është rikthyer në Munich, derisa pritet të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen së mërkurës ndaj SCKA Moskës, e cila do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve.