.
×

Pse mbahet sekret vendodhja e kryeministrit Rama?



Po bëhet një javë që kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Shqipëri dhe askush nuk tregon vendodhjen e tij. Interesimi i gazetarëve për të mësuar se ku është kryeministri i tyre, ka hasur në një mungesë të plotë informacioni.
Eshtë detyrim që kryeministri i një shteti, ashtu si presidenti apo autoritete të tjera të larta, të kenë transparencë të plotë të lëvizjeve dhe udhëtimeve të tyre. Qytetarët kanë të drejtë të informohen për lëvizjet e tyre jashtë vendit, ku shkojnë, me kë dhe për çfarë arsyesh. Janë në udhëtim zyrtar apo privat, me shpenzime (dhe sa janë ato) private apo publike, është me detyrë apo me pushime, etj. Kjo transparencë është normë në çdo vend normal demokratik dhe shpërfillja e publikut përbën një skandal.
Kryeministri Rama, ka dy ditë që shkruan me lidhje dhe palidhje në facebook, nga letrat e ngushëllimit në shqip për kryeministrin francez, nga editorialet e kopjuara për të mbuluar skandalet e administratës e deri tek projektet e ëndërrave që bëhen realitet. Por krahas kësaj pune voluminoze, kryeministri do të bënte mirë të shkruante një rresht të vetëm për të na treguar ku është dhe për çfarë arsyesh nuk gjendet në Shqipëri. Zyra e shtypit e kryeministrit nuk ka pse e mban sekret vendodhjen e tij.