.
×

Pse Hafir Hoxha me LDK



Shumica e liderëvë politik u formuat në LDK ;

Lidhja Demokratike e Kosovës është pak më shum se parti politike e rëndomtë , ja pse mendoj kështu :

LDK pra zgjodhi emrin LIDHJA e jo Partia , Demokratike , me fjalën LIDHJA mendoj se ka në konceptin e saj veprues më shum se një parti e rëndomtë politike , ngjajshëm me fjalën tek « LIDHJA e Prizrenit »

Lidhja Demokratike në mendinin tim nënkupton vend ku ofrohen , ku bashkohen ku veprojnë dhe lidhen vepritrarët dhe njerëzit per veprime demokratike të të gjitha profileve të ndryshme të mosesh, gjinisë, profesionit, shkollimit, religjionit, etj ,

në të njejtën kohë lidhë është aleatë demokratikë jashtë vendit të cilën ndihmojnë në zhvillimin e demokracisë në popuj dhe vende ku nuk gëzojnë demokracia!

Tek ne LDK u formua gjatë okupimit Jugoslav komunist ku mblodhi tër popullin shqiptarë me gjitha dallimet e lartëpërnendura dhe zhvilloi politikë të gjer të rezistencës, pastaj të organizimit të shtetsisë paralele në kushte tejet të veshtira duke e zhvilluar politikën e mbrendëshme dhe të jashtme, duke u munduar që edhe në ato rrethana sa ishim në okupim të kujdeset per popullin shqiptare si organ shtetrore e jo vetëm si parti e rendomtë politike.

Ajo u formua dhe u organizua gati se me të gjitha organet shtetrore legalishtë, gjysmelegalishte dhe ilagalishtë në vendë dhe diasporë.

LDK u bë shkollë e politikës për të gjithë aktivistët politik legal por ndihmonte dhe kishte konsideratë edhe per levizjet të tjera patriotike ilegale .

Ajo krijoi fondin 3% që shërbru për të zhvilluar politikë, për të egzistuar populli me shendetsi, arsim , kulturë , faktikishtë siguroi nga një liter vaj e së funfi deri tek veshmbathja , paisjet dhe armatimin për ne pjestarët e UÇK-së.

Une si ushtarak vitin 1991 pasi jam larguar nga funksioni im ushtarak në Armatën e Ushtrisë Sllovene kam bër kërkes me shkrim organeve të LDK së atë koh që i keni zgjedhë në rolin e organeve shtetrore të Kosovës se si ushtarak profesionel vihem në dispozicionin dhe nën urdhërat e tyre për detyra Ushtarake operative .

Më vonë filloi lufta , LDK aty ishte prezente ( ndoshta jo sa duhej) me njerëz, me buxhet por kush punon gabon , kryesorja jo me qëllim !!! , Kosova u çlirua dhe u formuan Parti të reja politike ku lideret e tyre kishin vepruar në radhet e LDK-së , aty ishin formuar dhe kan mesuar demokracinë dhe politikën .

Tani kur zhvillohet demokracia dhe ndertohet shteti me organe legjitime dhe me kushtetutë ende kemi shum probkeme serioze për një qeverisje efikase dhe të fuqishme, të dinjitetshme e cila do ta bënte qytetrin e Kosoves krenarë, të lumtur, të ndihet dhe të jeton i lumtur me standard të mirë jetsore dhe pa pas arsye të emigroj .

Kjo pra është arsyeja ime pse tani vonë hyra në radhët e LDK – së me synim që të ndihmoj në zgjidhjen e njerzëve dhe të kuadrave profesionale, të ndergjegjëshme dhe me përgjegjësi që nga individi, familja, lagja, fshati e qyteti të jemi një sjellje demokratike, tolerante , te besueshme dhe të kthejmë krenarin dhe dinjitetin që gezojn popujt tjerë të zhvilluar .

Me rrespekt per të gjithë ju edhe unë nje njeri i LIDHJES që koh të gjatë kam kontribuar ketu për shtetndertim pa pas tikën e kesaj lidhje .

Tani pasi nuk jam në detyra ushtarake kam të drejtën time demokratike sikur secili qytetarë të kem edhe tiketën   e ndonje subjekti politik , tani pra do ta barti ate te traditës, të rendit dhe disciplinës që e keni bartë të gjithë ju para meje kudo që sot veproni do ta kem të LDK -së .

Faleminderit Hafir Hoxha LDK