.
×

Pse EULEX-i po e zvarrit procesin gjyqësor ndaj Azem Sylës dhe të akuzuarve të tjerë për korrupsion



 

Afro 12 muaj po bëhen që kur është mbajtur seanca e fundit gjyqësore ndaj Azem Sylës dhe 38 të akuzuarve të tjerë për krim të organizuar. Procesi gjyqësor ka ngecur te Gjykata e Apelit, e cila qe shtatë muaj ende nuk ka vendosur nëse do t`i marrë për bazë ose jo ankesat e të akuzuarve rreth aktakuzës.

 

Në një përgjigje për “Kohën Ditore”, EULEX-i ka thënë se vendimi pritet t`u dorëzohet palëve gjatë javëve në vijim, por pa saktësuar se në cilën javë apo cilën datë do të bëhet publik.

 

Zvarritja disamujore e nxjerrjes së vendimit, sipas avokatëve mbrojtës, është e pajustifikueshme dhe në kundërshtim me ligjin. Ata e kanë kritikuar EULEX-in për këto vonesa