.
×

PSD e godet Haradinajn: Ndërhyrja e tij në KSHC, rrezik për arsimin në Kosovë



Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit, kanë kritikuar sot ashpër tendencën e kryeministrit Ramush Haradinaj për ndërhyrje ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për të mos akredituar tri universitete publike, atë të Prizrenit, Mitrovicës e Pejës.

Sipas një komunikate të lëshuar për media thuhet se ndërhyrja e Haradinajt është e rrezikshme për cilësinë e arsimit të lartë në Kosovë.

“Partia Socialdemokrate e konsideron vendim të duhur dhe komfor Ligjit për Arsim të lartë, i cili specifikon hapat për kualifikimin e një Universiteti si i tillë”, thekson shkresa, raporton Gazeta Express.

Këto kontastime janë nxjerrë pas një konfernece për media të mbajtur nga deputeti Driton Çaushi, dhe anëtarja e kryesisë së PSD’së, Adea Batusha.

“Në një konferencë për media të mbajtur sot, deputeti Driton Çaushi dhe anëtarja e Kryesisë,  Adea Batusha, e dënuan një ndërhyrje të tillë në këto institucione të pavarura. Kjo u cilësua e rrezikshme dhe u vlerësua që krijon probleme të pazgjidhshme në arsim.Ndër të tjera, u konstatua se pikërisht si pasojë e përfshirjes së politikës në arsim dhe vendimeve të papërgjegjshme sikur vendimi i Qeverisë në vitin 2018 për ta shkarkuar bordin e KShC-së, kishte rezultuar me përjashtimin e Kosovës nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR)”, thuhet ndër të tjera.

Sipas PSD’së, arsimi duhet të çlirohet nga ndërhyrjet e shtetit.

“Arsimi duhet të çlirohet nga ndërhyrjet e pakontrolluara të aparatit shtetëror. Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë është e paprekshme. Nuk ka garanci për arsim cilësor derisa pushteti keqpërdor çështjet e arsimit për fushata elektorale apo interesa të tjera klanore”, përfundon komunikata.

Lidhur me paralajmërimin e Haradinajt ndaj vendimit të KSHC’së dje në një përgjigje për Gazetën Express kanë folur edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Ata kanë kërkuar që politika t’i mbajë larg duart nga institucionet e pavarura, duke e cilësuar si të drejtë vendimin e KSHC’së.