.
×

Protestuesit para Kuvendit: Nuk do të tërhiqemi (Foto)



Botapress, 23 Tetor 

Mbështetës të tri partive opozitare janë mbledhur jashtë rrethojave të Kuvendit të Kosovës, në mbështetje të opozitës të cilët gjenden brenda sallës së Kuvendit duke pritur për nisjen e seancës, që ishte paraparë të fillojë në orë 16:00.

Nol Nushi, aktivist i Lëvizsjes Vetëvendosje, ka thënë se policia i ka mbyllur dyert me zingjirë, dhe se njësi speciale të Policisë së Kosovës kanë bllokuar portën e Kuvendit. Nushi ka thënë se ata nuk do të tërhiqen nga protestat deri në tërheqjen e nënshkrimeve.

“Dyert e Kuvendit janë mbyllur me zingjirë, policë special dhe te thjeshtë po qëndrojnë para Kuvendit. Sot në Kuvend kane hyrë edhe qentë e policisë që ta kontrollojnë opozitën. Nuk do të tërhiqemi nga protestat deri sa të tërhiqen marrëveshjet. Aktivsitët po brohorasin poshte Zajednica dhe demarkacionit poshte Isa e Thaçi”, ka thënë Nushi./Botapress.info

Për më shumë lajme, bëjeni Like duke klikuar këtu