.
×

Protestuesit në Hong Kong: Do të hyjmë në zyrat qeveritare (Foto)



Studentët proestues në Hong Kong, kanë paralajmëruar se ata pritet që nga çasti në çast të hyjnë në zyrat qeveritare.

Një nga përfaqësuesit e organizatorëve të protestës, Lester Shum, ka thënë se ata pranojnë të flasin me krerët e qeverisë, por jo edhe me kreun e Hong Kongut, pasiqë protestuesit, kërkojnë që ai të dorëhiqet “pa debatuar fare me dikë”.

Protestat në Hong Kong kanë hyrë në ditën e gjashtë. Dy ditët e fundit, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se janë shtuar shumë radhët e protestuesve pro-demokratik.