.
×

Protestojnë serbët në Shtërpcë



Banorët e Shtërpcës janë duke protestuar përsëri kundër ndërtimit të një hidrocentrali. Paknaqësit rreth këtij ndërtimi janë shfaqur pasi, sipas tyre, po dëmtohet rrjedha e lumit të cilën e përdorin për ujë të pijes.

Protesta është kontrolluar nga afër prej Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (NJSO). Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Nuk ka diçka konkrete. Por Policia ka marrë informacion për një protestë në Shtërpcë lidhur me ndërtimin e jë hidrocentrali”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, Stojan Josimovic, banor i fshatit gjatë fjalimit të tij ka thënë se arsyeja për të cilën po protestojnë pranë lumit është për shkak se ndërtimi i hidrocentralit dhe makineritë e rënda do të shkatërrojnë shtratin e lumit.

“Me rastin e ndërtimit të këtij hidrocentrali, gjatë punimeve dhe ndërtimit, kur do të punojnë makineritë e rënda , ne konsiderojmë që do të shkatërrohet dhe do të dëmtohet rrjedha e lumit , dhe shtrati do të dëmtohet, pra do të shkatërrohet një pasuri natyrore, dhe një burim i rëndësishëm i ujit”, u shpreh ai