.
×

Protestojnë punëtorët teknik të shkollave në kryeqytet



Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës janë duke protestuar para objektit të  Komunës së Prishtinës, në shenjë pakënaqësie me mospagesën prej katër për qind të rritjes së pagave për punëtorët teknikë të disa shkollave të kryeqytetit

Kësaj proteste i është bashkangjitur edhe kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini.

Në këtë protestë janë punëtorët teknik të shkollave “Ismail Qemaili”, “Pjetër Bogdani”, “Eqrem Çabej”, “Naim Frashëri”, “Asim Vokshi”, “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Gjergj Fishta”, “Dardania”, si dhe punëtorët e sigurimit në QMF dhe punëtorët e pastrimit në QMF të Komunës së Prishtinës.

Ata kërkojnë që t’iu paguhen paga me 4 % rritje në sektorin publik nga 1 janari 2018. Sipas tyre, ka neglizhencë nga ana e Komunës së Prishtinës për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës, sipas ligjit për kryeqytetin, i cili është aprovuar vitin e kaluar.