.
×

Protestojnë edhe gra e vajza në mërgim: Nuk duam lule, duam drejtësi!



Në këtë vikend të 8.marsit sallat mbushen me gra që festojnë. E ashtuquajtur „Dita e Nanave“ pa e ditë që kjo festë nuk është festë e nënave, por ditë lufte, lufta për të drejtat e grave dhe vajzave. Për një shoqëri të lirë. Në këtë ditë nuk du lule, se ato lule shpejt vyshken. Ne dojm drejtësi.
Ka njerëz që thonë:
„Duheni me u qetësu pak, se kështu njerzit ndihen keq, nuk ju ngojnë“
– S‘kan qare pa na ngue.
As Nuk du me u qetësue, as nuk du me u pëlqy nga burrat që dojnë me i pa gratë në heshtje.
Nuk duam lule se:
Nuk duam lule, sepse familja patriarkale si fmi t’shtin me zor me i përqaf anëtart e familjes edhe nse ti nuk don.
Dhe kur djemt i rrehin çikat në fmini te rritunit ju thojnë çikave: hajt se e ka prej dashnise – ky romantizëm i abuzimit ndaj vajzave dhe grave vazhdon tu u bo ma i rrezikshëm ditë për ditë. Fillon m ngacmime në fmini dhe perfundon me vrasje në moshen e të rritunit.
Nuk duam lule, por duam mundësi të njëjta në arsimim që nga fillimi si për djem ashtu për vajza
Nuk duam lule, sepse kjo nuk vlen vetëm për shoqerinë shqiptare, ky problem, kjo urrejte sistematike ndaj vajzave është e përhapur edhe ne Gjermani – „shteti i perendimit – i ashtuquajtur vend me i zhvilluar ne botë“.
Nuk duam lule për 8 mars, sepse kjo ditë nuk është as e nënave e as festë por ditë e betejës së grave për barazi
Nuk duam lule, sepse krejt ato ministri që i kemi as një nuk interesohet për një struktur serioze që ofron kushte për pamvarsin e grues,
Nuk duam lule, duam mjek që shërojnë, policë që ligjin e zbatojnë, avokatë që mbrojnë dhe jo kriminel që vajza të mitura abuzojnë
Nuk duam lule, sepse kravata e Ramush Haradinajt është më e gjatë se jeta e një gruaje në Kosovë . Nuk duam lule, duam institucione të pavarura që zbatojnë ligje për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna dhe vrasja. Duam që ata burra që përfshihen në këto krime, të dënohen dhe të mos lihet të lirë. Nuk duam lule, sepse Institucionet vazhdojn me kon dora e zgjatur e nje sistemi që e ka qellimin mi shkatrru vajzat dhe grate fizikisht, psiqikisht dhe shpirtnisht. Nuk duam lule, duam ligje që na e garantojnë një jetë të dinjitetshme, ku barazia shihet si kusht për zhvillimin e një shoqërie te mirëfilltë Nuk duam lule, sepse nuk jemi kurr të lira nëse nuk solidarizohem me gra dhe vajza të komuniteteve. Ne jemi pjesë e sistemit shtypës përdersa nuk solidarizohem me të gjitha grat që janë viktimë të sistemit patriarkal, heteronormativ, seksist dhe racist.
Nuk duam lule, sepse ato as nuk kompensojnë e as nuk përmirësojnë një sillje të keqe nga ana e një burri ndaj një gruaje
Nuk duam lule, sepse nuk jemi të lira përderisa e harrojmë shtypjen sistematike me një lule per 8. mars.
8 Marsi nuk është dita e nënave! Eshte dita e grave dhe e vajzave.
E grave dhe vajzave ne katune, e qytete,
gra dhe vajza te komunitetit dhe mergates,
gra dhe vajza punetore dhe akademike.
Ështe nje luftë e përbashkët për barazi në të gjitha aspektet.
Në familje, në shoqëri, në ekonomi.
Dhe burra! Mos i thoni vetës feminist kur vazhdoni të heshtun në momente diskriminuse!
Nuk duam lule, sepse ato nuk sjellin as barazi, as drejtësi e as pavarsisë
NUK DUAM LULE, DUAM DREJTESI!