.
×

Protesta vijon poshtë zyrës së tij, Rama sjell shembullin amerikan për studentët



Kryeministri Edi Rama duket se nuk heq dorë por i mëshon kërkesës së tij për dialog me studentët, për plotësimin e kërkesave që ata kanë parashtruar. Në një kohë kur studentët protestojnë në ditën e 12-të, në pritje të një përgjigjeje për 8 kërkesat, kryeministri Rama, përmes një postimi në ‘Instagram’ , ka nënvizuar faktin se, zgjidhja e kërkesave duhet të bëhet përmes dialogut. “Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t’i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme “,- shkruan Rama, ndërsa ka postuar edhe një foto nga një protestë në SHBA, ku shkruhet ‘Ne duam dialog dhe transparencë’.  Më herët, kreu i qeverisë, ka artikuluar se është dakord në parim për 8 pikat, por duhet një dialog me studentët.  Ndërkohë, protesta e studentëve vijon para kryeministrisë, në ditën e 12-të të saj. Këtë të diel, nga sheshi para zyrës së kreut të qeverisë, protestuesit thanë se janë kundër dialogut, ndërsa i kërkuan kryeministrit të plotësojë kërkesat e tyre.