.
×

Promovimi librar i “KOSOVËS” VI,VII dhe VIII në Tetovë nga Jusuf Buxhovi



Paralajmërohet botimi i veprës voluminoze “Maqedonia nga antikiteti deri te koha jonë”Në librarinë “Nobel” te Tetovës, u bë promovimi librar i “Kosovës” VI, VII dhe VIII,shkruan Botapress

Me këtë rast, autori pati një takim me lexuesit, të cilët u interesuan për vendin e Maqedonisë, që zë një hapësirë të rëndësishëm në librin VI. Me interes u përcollën vlerësimet e autorit rreth Maqedonisë si çështje shqiptare me një kontinuitet historik, etnik dhe politik nga antikiteti e deri te koha jonë. Autori bëri të ditur se përfshrija e Maqedonisë në këtë vepër është pjesë e studimit voluminoz me mbi një mijë faqe: “Maqedonia nga antikiteti deri te koha jonë”, që së shpejti del nga shtypi, shkruan Botapress

Ky libër do të përkthehet edhe në anglisht në mënyrë që opinioni botëror të ketë edhe versionin e një autori shqiptar rreth Maqedonisë dhe faktorit shqiptar në të nga antikiteti e deri te koha jonë.