[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Prokurorja ia lexon akuzat Nasim Haradinajt



Botapress 29 Shtator – Nasim Haradinaj, nënkryetar i Organizatës së veteranëve është paraqitur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake. Prokurorja ia ka lexuar akuzat Haradinajt duke i treguar edhe për çka dyshohet i njëjti.

“Është penalisht i përgjegjshëm për frikësim gjatë procedimit penal. Vuri në dispozicion informacion dhe dokumente konfidenciale dhe përmendi me emra disa dëshmitarë të mundshëm”, ka bërë të ditur.

“Ekziston dyshim i bazuar se z. Haradinaj është përgjegjës për kryerjen e veprës së hakmarrjes. Konkretisht ekziston dyshimi i bazuar se mbajti tri konferenca për media, ku shpërndajti dhe vuri në dispozicion dokumente që kanë lidhje me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke i ekspozuar këtë individë ndaj kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e tyre”, tha e njejta./

Menu Title