.
×

Prokuroria zbulon minj të ngordhur në fabrikën e mishit



Prokuroria e Shtetit ka urdhëruar bastisje në kompanitë që merren me prodhimin e suxhukut, sallameve dhe proshutës, e po ashtu në kompanitë që merren me importin e mishit të dyshimtë.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka siguruar pamje nga ambientet e përpunimit të mishit, ku lëvizja e minjve është e papenguar dhe niveli i pastërtisë lë shumë për të dëshiruar. Pamjet paraqesin edhe momentet kur policia dhe AVUK konfiskojnë 1800 kg mish me afat të skaduar në kompaninë e cila dyshohet se ka importuar mish nga Belgjika.