.
×

Prokuroria Speciale fillon hetimin në lidhje me shitjen e biletave për ndeshjet e Kosovës



Kombëtarja e Kosovës po bën paraqitje madhështore në kualifikimet për Kampionatin Europian 2020 Interesimi për t’i shikuar ndeshjet e Kosovës në stadiumin, “Fadil Vokrri”, është shumë i madh saqë biletat online po shiten brenda minutave.

Për këtë janë ngjallur dyshime për parregullësi në shitjen e biletave, duke qenë se po cilësohet e pamundur që 12.000 bileta të shiten brenda minutave online.

Për këtë Ballkani.info ka kontaktuar zëdhënsin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiun i cili tha se ka filluar mbledhja e informatave për t’u verifikuar dyshmet e ngritura

“Ju njoftojmë se Prokuroria e Shtetit, bazuar në lajmet e publikuara në media ka filluar grumbullimin e informatave, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura për shitjen e biletave për ndeshjet e zhvilluara nga kombëtarja e Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Kosova muajin eardhshëm e zhvillon ndeshjen e madhe në stadiumin Fadil Vokrri kundër Anglisë, që me gjasë pritet të jetë edhe ndeshje vendimtare për kualifikimin e Kosovës në EURO 2020.