.
×

Prokuroria Speciale dhe Policia e Krimeve Ekonomike heton 6 zyrtarë të Ministrisë së Pal Lekajt



Botapress, 27 Qershor – Korrupsioni, krimi ekonomik, kurdisja e tenderëve dhe zhvatja e parasë publike të buxhetit të shtetit nuk kanë të ndalur. Aferat korruptive tashmë janë bërë pothuaja “lajme të zakonshme” për realitetin kosovar, shkruan Botapress.

Këto afera korruptive janë të pranishme pothuaja në të gjitha nivelet dhe institucionet e vendit. Por më të shprehura janë në ato digastere ku është më i madh qarkullimi i parasë publike. Në këtë drejtim edhe për nga sasia e buxhetit por edhe për nga vlera e qarkullimit të fondit publik, prinë Ministria e Infrastrukturës. Prandaj kjo Ministri tash e sa vjet është në shënjestër të hetimeve për raste të shumta korruptive.

Siç kemi shkruar edhe ditë më parë, në këtë ministri tashmë janë duke u zhvilluar hetimet. Kështu Zyra e Prokurorimit të kësaj Ministrie tash e sa muaj është bërë “objekt” i hetimit nga Policia e Krimeve Ekonomike dhe Drejtoria për Krime të Rënda e Prokurorisë Specale të Kosovës.

Botapress ka siguruar një Kallëzim penal ndaj 6 zyrtarëvë të kësaj Ministrie të cilët po hetohen për 3 raste korruptive, të dyshuar për anulim dhe kurdisje të tenderëve të kësaj Ministrie. Sipas një dokumenti që ka siguruar Botapress, gjashtë zyrtarë të kësaj Ministrie janë duke u hetuar dhe së shpejti pritet të ngritet aktakuzë ndaj tyre.

Ata janë: Betim Reçica, ushtruesi i detyrës së Sekeretarit në Ministrinë e Infrastrukturës, Valmira Bllaca, menaxhere e Prokurimit, Blendina Gegollaj, kryetare e Komisionit per vlerësimin e tenderit të brendshëm me nr MI 17/046/511, Afërdita Shkorreti anëtarë e Komisionit, Hysen Dobërçani anëtar i Komisionit dhe Memli Pajaziti, ndërmjetësues.

Gjithnjë sipas Kallëzimit Penal që e posedon Botapress, këta zyrtarë hetohen si të dyshuar për rivlerësimin e tenderit, emri i të cilit për redaksinë është i njohu,  projekti për Asfaltimin e rrugës Babush – Tern – Lubovc- Koshare- Slivovë. Të lartpërmendurit më 21.12.2018 në mënyrë të kundërligjshme kanë eliminuar nga procedura e tenderit firmën  në fjalë duke e prezantuar rrejshëm gjendjen faktike lidhur me pjesëmarrjen e firmës të cekur në tenderin në fjalë. Me këtë veprim ata kanë bërë shkelje të Nenit 284 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Mashtrim) nga Neni 335 o KPRK-së, shkruan Botapress.

Këta zyrtarë po hetohen edhe për 3 raste të tjera, për të cilat do të ju informojmë me kohë.