.
×

Prokuroria paralajmëron fletarrestim për Kurtin, Haxhiun, Topallin dhe Kadaj-Bujupin (Video)



Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga partitë opozitare i kanë kthyer ftesat e Prokurorisë të dërguara për t’u intervistuar rreth hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, raporton KTV.

Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar për KTV-në se tani janë duke shqyrtuar bazën ligjore për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme.

Por, kanë lënë të kuptohet se do të kërkohet fletarrestim për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin e Vetëvendosjes, si dhe Donika Kadaj – Bujupin e AAK-së, transmeton Koha.net.

Afatin e fundit që të paraqiten para prokurorit ata e kanë pasur të premten.

Deputetët po hetohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për veprat penale; shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës.

Publikisht ata kanë folur se nuk do t’u përgjigjen këtyre thirrjeve, sepse e konsiderojnë veprim politik hedhjen e gazit lotsjellës në seancë.

Video 

Për më shumë lajme, bëjeni Like duke klikuar këtu