[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 Prokuroria ngre aktakuzë ndaj personit që tentoi ta digjte veturën e gazetarit Shkumbin Kajtazi



 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj personit që ka tentuar t’ia vë flakën veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Sipas Prokurorisë,  i pandehuri, më 13 qershor 2020, i shtyrë nga motive të ulëta, si rezultat i mendimeve e qëndrimeve të tij personale, i pakënaqur me përmbajtjen e shkrimeve në portalin “Jepi zë”, me dashje ka tentuar ti vë flakën veturës së të dëmtuarit Sh.K.

“I pandehuri E.J., duke e ditur vendndodhjen e veturës së të dëmtuarit, fillimisht e mbush një shishe të plastikës me benzinë, e stërpikë veturën në pjesën e motorit dhe në gomën e parë të veturës, dhe me një letër të ndezur tenton ti vë flakën veturës, por me të dëgjuar alarmin e veturave të policisë ikë nga vendi i ngjarjes, duke mos arritur kështu ta realizojë qëllimin e tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këto veprime i pandehuri i lartcekur ka kryer veprën penale “Zjarrvënia”, nga neni 322 paragrafi 2 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin t’a shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

Menu Title