.
×

Prokuroria kërkon kthimin e Sami Lushtakut në burg



Prokuroria ka kërkuar kthimin e Sami Lushtakut dhe të tjerëve në qelitë e paraburgimit me pretekst se ata mund të ndikojnë në dëshmitarë.

Prokuroria ka kërkuar kthimin e Sami Lushtakut dhe të tjerëve në qelitë e paraburgimit, raporton gazeta Koha Ditore. Si bazë për këtë ka përmendur ngujimin e Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës në QKUK dhe “ndikimin te dëshmitarët”.
Prokurori i rastit është ankuar në Gjykatën e Apelit muajin e kaluar, menjëherë pas lirimit të shtatë të pandehurve me dorëzani. Vendimin për lirimin e kishte marrë gjyqtari Dariusz Sielicki, pasi të pandehurit Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Isni Thaçi, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Avni Zabeli kishin paguar 130 mijë euro garanci. Vendimin e kishte marrë më 19 dhjetor të vitit të kaluar.
Prokurori ka bërë ankesë më 22 dhjetor në Gjykatën e Apelit, nga e cila ka kërkuar që të urdhërohet vazhdimi i paraburgimit për të pandehurit.