[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Prokuroria jep detaje: Djali i Rashiq pësoi lëndime të rënda trupore



Botapress 22 Shkurt – Prokuroria Themelore në Prishtinë, u ka caktuar për 48 orë masën e ndalimit tetë të dyshuarve për rrahjen e djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K., dhe një të mitur, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, nga neni 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e kësaj rrahje, personi me inicialet N.R., ka pësuar lëndime të rënda trupore, e cila gjendje është konstatuar nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.​

Ndryshe, sipas informacioneve të para ai është sulmuar nga një grup prej tetë personash, të cilët thuhet se kanë pasur me vete edhe mjete të forta.

Menu Title