[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Prokuroria e sheh të nevojshëm paraburgimin: Gucati tha se do të vazhdojë të publikojë dokumente të Speciales



Ka filluar seanca gjyqësore ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë.

Avokati i Gucatit ka kërkuar lirimin me kusht të klientit të tij, po prokurorja e rastit, Valeria Bolici, tha se paraburgimi i tij është i nevojshëm, pasi sipas saj, nëse lirohet, ai do t’i kryejë përsëri veprat e njëjta penale.

“Mbetet i nevojshëm në këtë fazë paraburgimi të Gucatit pasi nuk ka rrethana të reja që mund të ndikojnë në gjetjet që janë dhënë në aktakuzë. Megjithatë, në disa deklarata të mëparshme publike, Gucati ka afirmuar publikisht që do të vazhdojë të bëjë publike çdo informacion qe mund t’i bije në posedim e që kanë të bëjnë me lëndën e kësaj gjykate”, tha Bolici.

“Zyra e prokurorit mendon që nëse Gucati do të lirohet, ai do të vazhdoj te kryejë të njëjtën vepër”, shtoi ajo.

Menu Title