.
×

Projektligjet për FSK-në miratohen edhe nga Komisioni për Punë të Brendshme



Edhe Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka miratuar projektligjet për FSK-në, gjegjësisht raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Në këtë komision u dhanë edhe disa propozime. Fatmir Xhelili tha se prej grupit punues kanë dalë 40 amendamente. “Neni 59 të jetë siç ka qenë. Kandidati për drejtor të Agjencisë për të dhëna personale që të mos ketë pasur aktakuzë gjatë 5 viteve të fundit”, propozoi Xhelili.

Propozimi është miratuar nga anëtarët e Komisionit. Ndërsa deputeti Daut Haradinaj parashtroi nevojën që komisioni të shqyrtojë gjendjen alarmante të plaçkitjeve dhe konsumimin e substancave narkotike nëpër shkolla.

“Kur flasim për plaçkitje, kemi vrasje në Prishtinë gjatë tentimit për me plaçkitë”. Ai kërkoi raport me shkrim nga drejtori i Policisë, dhe njësive të tjera. Mbledhja e paraparë që të mbahet nesër ku është paraparë që të raportojë ministri i Punëve të Brendshme është shtyrë për javën e ardhshme pasi që ministri Ekrem Mustafa gjendet jashtë vendit.