.
×

Profesorit nga Maqedonia i plotësohet ëndërra: Djali i tij bëhet pjesë e kombëtares shqiptare!



Ëndrra ime për birin tim Jonin është, që ta veshë fanelën kuqezi të Kombëtares tonë dhe mua si prind të më bëjë krenar, ka shkruar profesori shqiptar nga Maqedonia Arbër Çeliku, pasi që djali i tij Joni ka marrë ftesë të bëhet pjesë e kombëtares shqiptare U15, bashkë me Erion Shukun.

“Ftesa e sotme për Jonin nga FSHF-ja për konstituimin e U15 është një hap drejt realizimit të kësaj ëndrre jo vetëm times, por edhe shpirtit të së shkuarës dhe të ardhmes të mbarë familjes Çeliku”, ka shkruar me këtë rast profesor Arbër Çeliku, ndryshe prorektor në UT.