.
×

Profesori i Gjeodezisë: Mali i Zi ia fali 1 mijë hektarë tokë Kosovës!



Profesori i Gjeodezisë Përparim Ameti, akuzon se Komisioni i Malit të Zi për Demarkacion të kufirit me Kosovën nuk i është përmbajtur rregullorës së përbashkët të punës së komisioneve.Shkaku i kësaj parregullësie dhe disa gabimeve tjera që ky profesor i Gjeodezisë i ka identifikuar, vendi ynë ka arritur t’i sigurojë rreth 1 mijë hektarë tokë të cilat sipas tij aktualisht janë të pashfrytëzueshme, raporton GazetaBlic.comAmeti konsidern se, këto parregullësi në procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet dy shteteve, Malit të Zi dhe Kosovës, ia mundësojnë kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj që të thotë se “ky është një skandal i të dy komisioneve”.

“Këtu s’kanë vlejt as ligjet vendore as ato ndërkombetare as rregulloret e përbashkëta. Thjesht një zgjidhje pa asnjë logjike“, është shprehur Ahmeti përmes një publikimi në rrjetin shoqëror “Facebook”.Ndryshe, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit nuk pritet që brenda këtij viti të dalë me raport përfundimtar rreth çështjes së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.Të pakten kështu ka lënë të kuptohet Shpejtim Bulliqi, kryesuesi i Komisionit shtetëror, i cili deklaroi të dielën për “Gazeta Blic” se duhet ende kohë deri në përmbyllje të raportit përfundimtar nga ana e Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.“Aktualisht jemi duke punuar në atë drejtim, por na duhet edhe më tepër kohë që të përmbyllim punën tonë. Procesi është duke shkuar mirë deri më tani, ne duhet të dalim më shumë nepër teren”, ka deklaruar ai.Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, deri më tash ka mbajtur disa takime pune, në të cilat ka analizuar pjesë të materialeve të punës të ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.Komisioni ka konkluduar se ka nevojë edhe për një numër të konsideruar të materialeve shtesë, të cilat do të kërkohen me shkrim në disa institucioneve përkatëse.Deputete e opozitës nga legjislatura e kaluar kanë thënë se me Marrëveshjen e vitit 2015 për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor. Pjesë e opozitës së atëhershme ishte edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili njihet për kundërshtimin e versionit të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi.Bulliqi, ishte emëruar si kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit në ditën e parë të punës së Qeverisë Haradinaj, pas shkarkimit të drejtuesve të komisionit paraprak.