.
×

Probleme mes familjeve Ramosaj-Hadërgjonaj? Reagon për herë të parë Albëria



Prej disa ditësh lajmi për prishjen e marrëdhënies mes dy familjeve Ramosaj-Hadërgjonaj ka bërë shumë zhurmë nëpër portale. Në fillim u vu re se dy kushërirat, Beatrix dhe Anxhelina nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Ndërsa thashthemet u përforcuan më shumë kur në eventin e madh ‘Oda’ që u mbajt para dy ditësh  u vu re edhe mungesa e familjes Ramosaj ndërsa Hadërgjonajt ishin të pranishëm. Gjithsesi duket se mes dy familjeve nuk ka konflikt dhe të gjitha thashethemet i ka hedhur poshtë Albërie Hadërgjonaj.

‘Prive’ ka kontaktuar me këngëtaren dhe ajo i ka mohuar të gjitha lajmet për prishjen e marrëdhënieve të dy familjeve. Ajo ka shtuar se Beatrix dhe Anxhelina e duan shumë njëra-tjetrën. Tashmë nuk ka më nevojë për zhurmë, lidhja e fortë mes dy familjeve vazhdon të jetë e njëjtë.