.
×

Prizreni, ky qytet i vlerave historike e kombëtare edhe për personat me aftësi të kufizuar



 

 

 

Qendresa Azemi Botapress,  Lidhja e Prizrenit, kryeqyteti i trashëgimisë kulturore e historikë shqiptare

 

Trimor Idrizi,Valbona Ferati,Arta Ruhani,Fortesa Vishesella,Reis Llapashtica,Haxhere Zeqiri,Meriton Morina,Fatmire Gashi,Alban Bejtullahu,Agon Caka,Anita Shabani,Milaim Kelmendi,Leunora Gashi,Irida Drini,Burbuqe Ballazhi, Ardian Shabani, e Gzim Maloku pas vizitës në Muzeun Historik të Kosovës dhe në Shpellën e Gadimes, të nesërmen morën rrugë për në Prizren.

Nën organizimin e OJQ “Syri” dhe më përkrahje të Ministrisë së Kulturës Rinisë e Sporteve, ekspedita me personat me aftësi të kufizuar vazhduan rrugën për në kryqytetin e kulturës shqiptare, për në Prizren.

E në Prizren nuk bën të shkohet e të mos vizitohet Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, aty ku është shkruar historia një shekull e sa vite më parë, aty ku është lidhur Besa-Besë e burrave shqiptarë nga të katër anët e trojeve etnike shqiptare, për një shtet për një flamur dhe për një komb.

Fillimisht ciceronja e Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit u foli për historikun e Shtëpisë së Lidhjes. Ajo tha se gjatë lutës kjo shtëpi u dogj dhe u rrënua nga paramilitarët serbë, por falë njerëzve të vullnetit të mirë, u arrit që të kompletohet përsëri dokumentacioni I Lidhjes, dorëshkrimet, fotografitë dhe gjësende me vlerë të asaj kohe. Shtëpia u rindërthua prej themelit duke I ruajtur konturat e Shtëpisë së Lidhjes së vitit 1878.

Më pas u mundësua edhe hyrja në katin e parë të aneks Shtëpisë së Lidhjes ku janë ekspozuar fotogorafi e ornamente të asaj kohe.

Kjo vizitë e personave me aftësi të kufizuar në objektet e trashëgimisë kulturore të Kosovës ishte një mundësi e mirë që këta persona të njohin më mirë trashëgiminë kulturore të Republikës së Kosovës.

Trimor Idrizi,Valbona Ferati,Arta Ruhani,Fortesa Vishesella,Reis Llapashtica,Haxhere Zeqiri,Meriton Morina,Fatmire Gashi,Alban Bejtullahu,Agon Caka,Anita Shabani,Milaim Kelmendi,Leunora Gashi,Irida Drini,Burbuqe Ballazhi, Ardian Shabani, e Gzim Maloku falënderojnë OJQ “Syri” dhe Ministrinë e Kulturës e Rinisë e Sportit për implementimin e këtij projekti dhe ftojnë edhe organizatatat e tjera e institucionet e vendit që të shtojnë kujdesin për këtë kategori të shoqërisë sonë.

P.S. Ky projekt u financua nga Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit e Republikës së Kosovës.

SAMSUNG CSC

SAMSUNG CSC