.
×

Prizren: Paraburgoset piromani



 

Myrfet Shasivari- Botapress

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit D.N, nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale zjarrvënije nga neni 334 par.2 të KPRK-së.

Ky person me datën 20.01.2018, rrethe orës 02:50 minuta në Prizren, me qëllim dhe dashje për t’ia dëmtuar pasurinë e të dëmtuarit me iniciale L.S., shkon deri te vendi ku ndodhej e parkuar vetura e markës “Renault Clio” pronë e të dëmtuarit dhe me pajisjen e zjarrvënjes, të njëjtës ia vë zjarrin dhe e dëmton tërësisht

Për pasojë, zjarri përfshin edhe veturën “Opel Corsa”, pronë e të dëmtuarit me iniciale J.S., e cila dëmtohet tërësisht, ndërkaq që zjarri përfshin edhe shtëpinë e të dëmtuarit tjetër V.P. ku si pasojë dëmtohet fasada e kësaj shtëpie. Dëmi i përgjithshëm i këtij rasti kriminal, vlerësohet të jetë tetëmbëdhjetë mijë euro ( 18.000) euro.