.
×

Prizren: Mëhalla me mbi 300 shtëpi që nuk pati asnjëherë ujë të pijshëm!



Myrfet Shasivari- Botapress, Prizren

 

Edhe kjo ndodhë! Lagjja e policëve po i thonë, saktësisht tek trafa  italiane në Arbanë, tashmë shtrihen së paku 300 shtëpi, shtëpi këto që ujë të pijes  kurrë nuk kan pasur dhe akoma vazhdon të mos kenë

. Pra e tërë kjo lagje e cila gjindet në Arbanë, rruga “Beteja e Pashtrikut”, nuk posedon ujë të pijshëm Krejt kjo, jo për shkak të reduktimeve të ujit, porse në këtë lagje as që është instaluar ujësjellësi i qytetit  ndonjëherë, ose  mund  të  jetë  instaluar  pjesërisht.

 

Mirëpo kjo tani për tani nuk ka shumë rëndësi ngase kjo mund të vërtetohet në terren, por ajo që është e rëndësishme të shpërfaqet, është se, kjo lagje tash e sa vjet po ballafaqohet me mungesën e nevojave  esenciale  dhe  themelore  për  jetesë  dhe se për banorët e kësaj  lagje, ky problem  është  bërë  tashmë  rutinor.

 

Në këtë kontekst, përkitazi me këtë gjendje, këto ditë ka reaguar  edhe subjekti politik “Nisma…”, duke vënë në pah mes tjerash se neni 17, i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, thot se komunat kanë kompetenca të plota sa i përket interesit lokal, të ofrimit të shërbimeve publike dhe komunale,  përfshirë  këtu edhe  furnizimin  me ujë.

 

Kush e mohon një investim të tillë në  këtë  lagje, i cili është tejet i domosdoshëm, në mënyrë që këta banor të kësaj lagje të mos privohen nga e drejta elementare për  jetesë,  siç është uji i pijes, deklarohen banoret e lagjes Arbana. Ata po ankohen se janë lënë pas dore, ngase pushteti lokal në krye me të denuarin Muja, prej vitesh e ka anashkaluar këtë problematikë./Botapress.info/