.
×

Prizren: Lypësi dënohet me 5 muaj burg për vjedhjen e një telefoni



Me pesë muaj burg e ka dënuar gjykata e Prizrenit N.Th. Ai akuzohet se në prill të 2017-tës ishte futur në një lokal për të kërkuar lëmoshë ndërsa gjatë qëndrimit kishte vjedhur një telefon të tipit “Samsung”. Sipas njoftimit të Gjykatës N.Th është dënuar me 5 muaj burgim dhe 20 euro gjobë për veprën penale të vjedhjes,raporton Botapress.info