.
×

Prizren: Edhe një polic në gjendje të rëndë shëndetësore



Botapress 28 Janar – Mbrëmja e sontshme ishte fatale për zyrtarin policorë, Sami Thaqin nga Prizreni.Kjo pasi që ai mbeti i vrarë gjatë një operacioni në Zhur të këtij qyteti.Përveç Thaqit që mbeti i vrarë, edhe një polic tjetër mbeti i lënduar rëndë.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Afrim Avdaj. Avdaj tha, se polici me lëndime të rënda trupore është dërguar në QKUK.“Gjatë mbrëmjes së sontme ne kemi pranuar 2 zyrtarë policorë dhe një fëmijë, një polic ka marrë lëndime të rënda trupore në kokë, fytyrë në krah dhe parakrah dhe si shkak i kësaj i njejti është dërguar në QKUK”, tha Avdaj.

Avdaj u shpreh se i lënduar ka mbetur edhe një zyrtarë tjetër policorë si dhe një fëmijë i moshës 11-vjeçare, të cilët gjenden jashtë rrezikut për jetë.“Ka mbetur i lënduar edhe një zyrtarë tjetër policorë dhe një fëmijë, po ashtu lëndime kanë marrë edhe dy zyrtarë të tjerë policorë, por ata pas trajtimit do të lirohen për në shtëpi”, u shpreh Avdaj për Gazeta Blic.